
Protesta studentore në Kryeqytet vijon me tensione dhe incidente, ndërsa situata është përshkallëzuar edhe pranë institucioneve publike.
Godina e Ministrisë së Mjedisit është përfshirë në incidente. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamat dhe dëmtuar derën e institucionit që u përfshi nga flakët.
Protesta vjen në një klimë të tensionuar, me studentë dhe qytetarë që janë mobilizuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Prania e forcave të policisë në zonat ku janë përqendruar protestuesit synon të menaxhojë situatën dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.




