
Deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është rikthyer llogaria e saj në Facebook, pas disa ditësh gjatë të cilave faqja kishte qenë e bllokuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali përmes një postimi në rrjetin social, ku ka ndarë edhe një mesazh për ndjekësit e saj.
“Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë. Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë”, shkruan ajo.
Ndërkohë, Spiropali ka marrë një detyrë të re parlamentare. Gjatë seancës plenare të së enjtes, e cila u zhvillua mes tensioneve dhe protestave të opozitës, ajo u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.
Vendimi u bë i ditur nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.
