11 vite në krye të Elbasanit, Sejdini jep shenjat e largimit

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini jep sinjale moskandidimi në bashkinë që drejton prej 11 vitesh.

Gjatë një interviste në “Tv Skampa” në Elbasan, Sejdini ka deklaruar se pas një viti, bashkia e Elbasanit do të ketë një kryetar të ri.

“U bënë 11 vjet që drejtoj bashkinë. Sot një vit besoj do të kemi kryetarin e ri të bashkisë së Elbasanit”, u shpreh Sejdini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sejdini foli edhe pengjet nga pozicioni i tij si kryetar bashkie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pengje ka shumë sepse buxhetet e bashkive dihet që janë shumë të vogla.

Duhen 6 milionë euro që të përfundojë totalisht infrastruktura e qytetit.

Pra kreu i ri i bashkisë të mbjellë vetëm lule. Do të arrijë? Dhe ku do t’i gjejë paratë? Jam optimist që do ta arrijë”, -u shpreh Sejdini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?