11 zjarre të qëllimshme në Elbasan

Kodër Krasta, e njohur si mushkëria e qytetit të Elbasanit u dogj sërish një ditë më parë. Zjarri i rënë dyshohet të jetë i qëllimshëm ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve.

Nëse rastet e zjarreve të qëllimshme shtohen dita ditës, asnjë autor nuk është vënë para drejtësisë. Krasta u dogj edhe dy vite më parë, edhe në atë kohë bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme e megjithatë autori nuk u identifikua asnjëherë.

Në qarkun e Elbasanit, për vitin 2018 janë 11 raste zjarri të qëllimshme, nga këto 9 me autorë, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 i arrestuar. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2019 janë 8 raste zjarrvënie, të cilat janë me autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?