110 mln euro gjobë Shqipërisë, PD: Çdo shqiptar do paguajë 45 mijë lekë nga xhepi për arrogancën e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar për humbjen e gjyqit 110 milionë euro nga qeveria “Rama”, për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. PD shprehet se çdo shqiptar do të paguajë 45 mijë lekë nga xhepi për shkak të arrogancës së kryeministrit.

Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”,- deklaron PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i PD vjen pas deklaratës të Edi Ramës, i cili sulmoi kreun e kësaj partie, Lulzim Basha lidhur me humbjen e gjyqit në arbitrazh.

https://arkiva.kohajone.com/zyrtare-shqiperia-do-i-paguaje-becchettit-110-mln-euro/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?