FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irani i përgjigjet Trump: Po negocioni me veten tuaj, s’do të ketë bisedime

SHBA po “negocion me veten”, thotë një zëdhënës i ushtrisë iraniane, duke shtuar se “dikush si ne nuk do të bjerë kurrë dakord me dikë si ju”.

Komentet erdhën pasi Donald Trump këmbënguli se Irani dëshiron një marrëveshje “kaq shumë”, duke thënë të martën se Irani i dha SHBA-së një “dhuratë shumë të madhe me vlerë një shumë të jashtëzakonshme parash”.

Raportime të pakonfirmuara thonë gjithashtu se SHBA-të kanë dorëzuar një plan paqeje prej 15 pikash, që përfshijnë çmontimin e objekteve bërthamore nga Irani, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë disa trupa në Iran, por nuk është raportuar saktësisht se ku ose kur, dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB thotë se “anijet jo-armiqësore” mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, disa anije nga Kina, India dhe Pakistani tashmë kanë kaluar nëpër këtë rrugë ujore jetësore.

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve, ndërsa gjashtë persona janë vrarë në jug të Libanit, sipas mediave shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?