110 vjetori i Pavarësisë, Ambasada: Vlerësojmë kontributin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ka uruar për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në mesazh theksohet se Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe mirëpret zgjerimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe të sigurisë.

“Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë dhe nesër Ditën e Çlirimit. Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe mirëpret zgjerimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe të sigurisë. Ne vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehim urimet tona më të mira për ata që kremtojnë festat kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Edhe pse politika atje, shqiptarët i quajnë si pushtues dhe kriminelë. Të paktën kjo për atë pjesë të qytetarëve që zgjedhin kalimin ilegal drejt Anglisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?