1104 fituesit zyrtarë të kredive për shtëpi në Tiranë. Çfarë duhet të bëjnë
Bashkia e Tiranës është treguar zemërgjerë këtë fundvit. Ndryshe nga ç’ishte parashikuar, nuk do të jenë vetëm 456 fitues të kredive me interes të zbutur, por plot 1104.
Të gjithë aplikuesit e rregullt që plotësuan kriteret, bashkë me ata që duhet të ishin në listë pritjeje, janë shpallur fitues.
Kjo ështëlista e plotë me emrat e familjarëve që marrin shuma nga 4.4 milionë deri në 8.9 milionë lekësh, të cilat mund t’i shlyejnë për një afat kohor 20- vjeçar me interes 3%, pasi pjesa tjetër subvencionohet nga bashkia.
Në mesin e përfituesve janë edhe familje të “Astirit”, që iu shembën shtëpitë për të zgjeruar Unazën e Madhe. Sipas relacionit bashkangjitur projektvendimit të nisur për miratim në këshill, për këtë program, aplikimi i të cilave u mbyll në muajin gusht, ka pasur 1082 aplikime, nga të cilat 77 janë skualifikuar për parregullsi, mangësi në dokumentacion dhe të ardhurat mbi dhe nën limit.
Lista fillestare, bazuar në numrin të skualifikuarve nga banka vitin e kaluar apo edhe ata që u shpallën fitues, por nuk shfaqën interes ishte 456 familje, ndërsa pjesa tjetër, afro 549, u vendosën në listë pritjeje. Brenda katër muajve, ata duhet të paraqiten në bankën e kontraktuar nga bashkia për të lidhur kontratën.
Lista e Fituesve te Programit te “Subvencionimit te Interesave te Kredise” 2018
KOHA JONË SONDAZH

