111 vjet Pavarësi! Me 28 Nëntor të gjithë me kostume popullore dhe flamuj në Sheshin “Skënderbej”

“111 vjet Pavarësi. Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”- shkruan Edi Rama në postimin e tij në facebook.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar publikun se do të jenë pjesëmarrëse mbi 125 bashki nga trojet shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë!

SHKARKO APP