112-vjetori i Pavarësisë, Ali Ahmeti: Liria, jo destinacion, por një rrugëtim i pandalshëm
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti shkuan se, angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.
Ai thekson se, ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur dhe gjuhë, janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë.
“Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë,
Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.
Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.
Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Ahmeti, në urimin e tij.
/a.f/