FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Para një dekade s’merrje dot shërbim pa bakshish, sot shërbimet online nga celulari dhe kompjuteri

Kryeministri Rama deklaroi se administrata publike në Shqipëri ka pësuar një transformim të madh gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se praktikat e ryshfetit apo bakshishit janë minimizuar për shkak të shërbimeve online.

Ai theksoi se sot qytetarët nuk janë më të detyruar të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime publike, pasi mbi 1000 shërbime ofrohen online përmes platformës e-Albania.

Deri përpara një dekade, në Shqipëri nuk merrje dot asnjë shërbim pa bakshish, edhe për të marrë një certifikatë lindjeje, të qëllonte të paguaje bakshish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot shqiptarët nuk janë të detyruar të paguajnë bakshish për të marrë mbi 1000 e kusur shërbime, të cilat i marrin nga celulari apo kompjuteri përmes platformës e-albania”, u shpreh kryeministri Rama, në një bashkëbisedim me studentët e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?