
Policia e Shtetit është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.
Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, e më pas kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike, teksa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe presion uji.
Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve, përfshirë thyerjen e xhamave të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.
