117 vota në Kuvend, Rama: Na u vu para një dosje voluminoze, s’mund të ndalonim SPAK-un për arrestimin

Në qëndrimin e parë dhe të prerë për ish-numrin dy të qeverisë, kryeministri Edi Rama foli për votimin e Kuvendit për ti hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetaj. Kryeministri Edi Rama tha se iu vu para një dosje voluminoze dhe nuk mund të ndalonin SPAK që të kryente arrestimin e ish-ministrit.

”Kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, dënuar e hetuar. Arben Ahmetaj nuk është një bashkëpunëtor i largët me mua, është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë.

Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë kur kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, kjo e sotmja duhet të autorizuar pa asnjë dyshim.

Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimore. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë, nëse është një rast fajësie apo pafajësie”,-tha Rama.

SHKARKO APP