“11800”, përse duhet ta telefononi këtë numër
Për të shmangur radhët, por edhe korrupsionin në sportele, nga sot është hapur një Call Center për qytetarët.
Sot është përuruar qendra e parë e Call Center-it e cila do tu ofrojë qytetarëve të gjithë informacionin e duhur për marrjen e një shërbimi. 11800 është numri që për herë të parë vihet në dispozicion të qytetarëve. Ministrja e Inovacionit tha se tashmë ofrohet informacion për 400 shërbime nga 1400 që janë në total.
“Është hera e parë që hapet një numër kombëtar, 11800 për shërbimet publike. Pse e bëmë këtë gjë? Ne kemi filluar një reformë shumë të thellë të shërbimeve publike në sportel. Jemi shumë koshient se ka shumë vështirësi në marrjen e shërbimit, ka vonesa, ka korrupsion dhe për këtë arsye kemi filluar këtë reformë”.
Ky shërbim do të ofrohet përgjatë gjithë javës, përveç të shtunës ndërsa në Call Center do të ofrojnë shërbim si fillim 20 operatorë
KOHA JONË SONDAZH

