12 ditë e zhdukur, gjendet 17-vjeçarja: Ika me dëshirë
Gjendet në Sarandë 17 vjeçarja nga Durrësit e cila u denoncua e zhdukur nga familja e saj.
Policia e Durrësit bën me dije se Gazije Kazija është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe se ka deklaruar para efektivëve që është larguar me dëshirë nga banesa.
Nga ana e efektivave të Policisë vijon marrja në pyetje për të sqaruar të gjithë intenerarin e lëvizjes gjatë këtyre ditëve.
17 vjeçarja n ga Sukthi ishte larguar rreth orës 05:30 të 17 majit nga banesa.
Bazuar në një letër që 16-vjeçarja ka lënë para se të largohej nga shtëpia, dyshohet se adoleshentja është larguar së bashku me të dashurin që kishte njohur pak kohë më parë në facebook, i cili gjithashtu është banor i Sukthit. Teksa blutë e kanë identifikuar djalin.
KOHA JONË SONDAZH

