12 gra dhe 5 burra në qeverinë e re, Gjikondi: Ky është emancipim
Qeveria ”Rama 3”, do të ketë 12 zonja ministre dhe 5 burra. Për aktivisten e njohur Brizida Gjikondi, ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
“Dje ishte ditë e shënuar për gratë shqiptare në historinë e tyre. Të kesh gati 70% të qeverisë të përbërë nga gra është lajm shumë i mirë. Kjo valë emancipimi për gruan shqiptare ka përcjellë vetëm të mira. Në një emision televiziv Rama tha se nuk ishte ideja e tij për të bërë një model të emancipuar, por se gjeti personat e duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Emancipimi për mua është pikë kyçe, kjo është arritje e madhe”, tha Gjikondi.