12 mijë euro në portofol, 55-vjeçari tenton që të largohet nga Shqipëria. Kapet në doganën e Kakavijës

55-vjeçari me inicialet A.C, banues në Berat po dilte nga Shqipëria drejt Greqisë, por gjatë një kontrolli efektivët e policisë në doganën e Kakavijës, i gjetën një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara. Ai do të hetohet në gjendje të lirë.

“Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi A. C., të cilit iu gjetën në çantë 12 000 euro, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 55 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP