12 sekondat që shtytën njeriun pas 12 mijë vitesh drejt Hënës, sot 55 vite më parë

Nga Albert Vataj

Sot 55 vite më parë, pas një betejë ngadhënjyese prej 25 miliard dollarësh, të shkencës dhe sfidës më të kurajshme të njeriut, më 16 korrik 1969, shkëputët nga platforma Kennedy Space Center anijen kozmike Saturn V, e cila mban në bordin e saj, astronautët, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins, të përzgjedhurit e misionit  “Apollo 11”. Destinacioni ishte Hëna, e cila priti në sipërfaqen e saj më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC, vizitorët e parë të saj. Njerëzimi shënon kështu hapin e parë të mundësisë për të sunduar universin. Njeriu nuk ishte tashmë një qenie inferiore në këtë pafundësi të errët të njohjes. Guxoi si një fëmijë të hedh hapin e parë në një botë panjohur, për t’u shpërblyer me rrugëtimin e pandalshëm në udhën e gjithësisë.

“Ju nuk e dëgjoni atë në vesh,” tha Michael Collins, për sekuencat e para të fluturimit të Apollo 11. “Ju e ndjeni atë në të gjithë trupin tuaj.” U deshën plot 12 sekonda që anija kozmike të ngrihej nga platforma.
Rreth një milion spektatorë shikonin nisjen e Apollo 11 nga autostrada dhe plazhet në afërsi të vendit të nisjes. Përfaqësuesit e lartë, përfshinin Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, gjeneralin Uilliam Westmoreland , katër anëtarë të kabinetit, 19 guvernatorë shtetërorë, 40 kryetarë, 60 ambasadorë dhe 200 kongresmenë. Nënpresidenti, Spiro Agnew e shihte shfletimin e kësaj faqeje në hostrisë e lavdisë amerikane, me ish-presidentin, Lyndon B. Johnson dhe bashkëshorten e tij, Lady Bird Johnson. Rreth 3,500 përfaqësues të medias, ishin të pranishëm. Rreth dy të tretat e tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara; pjesa tjetër erdhi nga 55 vende të tjera të botës. Lansimi u transmetua në 33 vende, me rreth 25 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara. Miliona më shumë në botë dëgjonin transmetimet radiofonike. Presidenti, Riçard Nikson e ndoqi këtë moment të madh nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarin e tij të lidhjes në NASA, astronautin e Apollo, Frank Borman.
Saturn V AS-506 nisi Apollo 11 më 16 korrik 1969, në orën 13:32:00 UTC (9:32:00 EDT ). Në 13.2 sekonda në fluturim, mjeti i nisjes filloi të rrokulliset në azimuth e saj të fluturimit prej 72.058 °. Mbyllja e plotë e motorëve të fazës së parë ndodhi rreth 2 minuta dhe 42 sekonda në mision, pasuar nga ndarja e S-IC dhe ndezja e motorëve S-II. Motorët e fazës së dytë mbyllen dhe ndahen në rreth 9 minuta dhe 8 sekonda, duke lejuar ndezjen e parë të motorit S-IVB disa sekonda më vonë. Dhe kështu nisi rrugëtimin shigjetues drejt Hënës ambicia amerikane, ambicie e njeriut për të sunduar universin, ambicia e SHBA-ve për të dominuar.

Sot sfidat e hapsirës janë një histori suksesi. Stacione hapsinore, platforma dhe satelitë, teleskopë super të fuqishëm, astronaut; vizitojnë, vëzhgojnë, fotgrafojnë, studiojnë, duke e bërë jo vetëm Hënën, por krejt hapësirën një mundësi atraksioni dhe njohje.

SHKARKO APP