12-vjetori i LSI, Haxhinasto: Përgjegjësi Sociale
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka qenë i pranishëm në ceremoninë që Lëvizja Socialiste për Integrim Elbasan, zhvilloi me rastin e 12 vjetorit të themelimit të saj.
Nën moton “Përgjegjësi Sociale”, LSI dhe LRI Elbasan sistemuan oborrin e shkollës pedagogjike të qytetit, si dhe lyen bordurat. Ministri Haxhinasto i shoqëruar edhe nga përfaqësues të LSI dhe LRI së zonës, tha se në ditët e krijimit të tyre partitë politike kanë një reflektim për arsyet e themelimit dhe ekzistencës së tyre, dhe LSI dhe LRI, ka si arsye shërbimin ndaj komunitetit dhe ndaj qytetarëve.
“Sot në gjithë Shqipërinë po zhvillohen aksione të ngjashme. Ne zgjodhëm shkollën pedagogjike, me qëllim që jo vetëm të japim mesazhin që ne jemi forcë politike me prioritet dhe objektiv kryesor shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe për të bërë punë konkrete. Përfitoj nga rasti për të falenderuar gjithë anëtarët e LRI-së që morën pjesë në aksionin e sotëm, për të sistemuar, pastruar dhe asfaltuar të gjithë mjediset rreth shkollës “Luigj Gurakuqi””,- tha Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

