120 goditje thike/ Si “Tony Montana” shqiptar vrau shokun e dhomës
Media e njohur britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull të veçantë shqiptarit Mane Driza 41 vjeç. Në shkrimin e medias në fjalë përshkruhet gjithë historia e jetës së shqiptarit, se si ai ka bërë thuajse një jetë prej vrasësi serial, teksa i kishte nisur ato në vendlindje e më tej në vende të ndryshme të Europës, deri në vrasjen e shokut të dhomës, të cilin e akuzonte se i kishte vjedhur unazën e martesës.
Mane Driza njihej nga komuniteti lokal shqiptar me nofkën “Toni Montana”, ishte larguar nga vendlindja në vitin 1997, pasi kishte vrarë dy persona për shkak të gjakmarrjes. Driza dyshohet se ka vrarë baba e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kanani në fshatin Bishan për hesape kriminale të gjakmarrjes. Pasi ka kryer vrasjet, Driza ka ikur po më 1997 në Angli, duke pretenduar se ishte një jetim 17-vjeçar, i pambrojtur nga shteti amë. Atij iu dha një leje qëndrimi deri në dhjetor 2001, si një i mitur i larguar nga Kosova dhe i pashoqëruar.
Driza më tej është martuar me një braziliane, e cila punonte pastruese, ndërsa në një dhomë qëndronte edhe me mikun e tij Stefan Mone, person të cilin në fund do ta vriste. Mane Driza tha se e ka vrarë shokun e dhomës, për shkak se dyshon se ai ia ka vjedhur unazën e martesës.
Në qershor të vitit 1999 ai përdori një dorezë hekuri, një thikë të mprehtë për të prerë djathë dhe i shkaktoi me to Mone-s 120 plagë, derisa ai vdiq. Zoe Blay, e dashura shtatzënë tha se ishte tmerruar nga ajo që kishte parë të nesërmen, pasi e gjeti viktimën me gjak dhe me plagë. Edhe prokurori i çështjes tha se sulmi ishte brutal dhe i pamëshirshëm. Driza gjithashtu kishte marrë 20 vjet burg nga drejtësia italiane për sulm brutal ndaj dy personave Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, por se edhe prej andej ishte arratisur për pak orë. Gjykata në Angli tashmë e ka dënuar shqiptarin “e famshëm” si vrasës serial me burg përjetë. /BW
KOHA JONË SONDAZH

