120 liderë botërorë mblidhen për klimën! Guterres: Mjaft të vrasim veten me karbon! Biden: Dekadë vendimtare

Në Skoci janë mbledhur 120 liderë botërorë. Konferenca e OKB për klimën ka mbledhur në Glasgou të Skocisë, aktivistë e ekspertë mjedisorë, të cilët diskutuan mbi efektin e ngrohjes globale dhe pasojat e ndryshimeve klimatike.

Konferenca u hap nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i cili tha se ”bota po i hap varrin vetes” duke përdorur lëndë djegëse fosile, teksa bëri thirrje për të marrë masa të menjëhershme për të shmangur katastrofat.

”Është koha të themi, “mjaft”. Mjaft me brutalizimin e biodiversitetit. Mjaft të vrasim veten me karbon. Ne po gërmojmë varret tona”.

Kurse presidenti i SHBA-së, Joe Biden kjo është një dekadë vendimtare ku liderët botërorë duhet të tregojë veten. Për të ndryshimet klimatike po shkatërrojnë jetët e njerëzve çdo ditë, prandaj duhet merren angazhime konkrete, ose ndryshe gjeneratat e ardhshme do të vuajnë. Presidenti përsëriti angazhimin e SHBA-së për të reduktuar me 50% emetimin e gazrave karbonike deri në vitin 2030.

Aktivistët e klimës i kritikuan rezultatet e samitit si të pamjaftueshme. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tregua i pakënaqur. “Po largohem nga Roma me shpresa të papërmbushura, por të paktën ato nuk janë varrosur”.

SHKARKO APP