FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Lamallari: Policia e Shtetit ka shtuar masat në vende me rëndësi kritike për sigurinë

Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, ka deklaruar se pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në vende që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.

Nga ana tjeter, ministri shtoi se këto paralajmërime janë standarde për të gjitha vendet e BE, jo vetëm për vendin tonë.

Së pari, Shqipëria ka kohë që ka marrë masat e nevojshme, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut, por kemi bërë edhe planin e masave, jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për infrastrukturën publike në tërësi. Policia e Shtetit është me masa të shtuara sigurie në këto vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme. Edhe pas reagimit të Ambasadës, u kërkova strukturave përkatëse për të më informuar për masat dhe komunikimet e tyre me ambasadat. Është konfirmuar se ky është një lajmërim standard, përfshirë dhe për vendet e BE-në”, deklaroi ministri në një konferencë për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?