“120 milion euro për miken e Ramës, zj.Vilma Nushi”
Partia Demokratike vazhdoi denoncimet për ato që quan skandale në shëndetësi.Deputetja Albana Vokshi tha se një koncesion prej 120 milionë eurosh është korrupsioni më skandaloz.
“Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe edhe në botë.
Por çfarë po ndodh në realitet me koncesionin e Vilmës??
Edhe pse paratë për të dytin vit, mikja e Edi Ramës i ka marrë paradhënie; kontrollin e kanë bërë vetëm rreth 10 përqind e qytetarëve të parashikuar (popullsia nga 40–65 vjeç është rreth 1 mln banorë).
Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shendetësore. Punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona. Madje infermierët e qendrave shëndetësore punojnë mesatarisht 3–4 orë në ditë për llogari të Vilmës. Pra punë e bërë nga stafi i QSH pa asnjë bonus pasi Vilma as këtë nuk e paguan.
Vilma deri më sot duhet të hapte 18 laboratore, deri më sot vetëm 3 janë hapur, ndërsa 15 të tjerëve u është blerë vetëm emri se analizat e tyre sillen në Tiranë.
E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar.
Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen,” tha Vokshi.