120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të rindërtohen brenda 2020

Rreth 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të rindërtohen brenda vitit 2020. Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë konsolidon dhe zgjeron programet e parandalimit falas, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Përmes një fondi prej 63 miliardë lekësh qeveria synon të rrisë aksesin në shërbime për qytetarët drejt objektivit madhor qeverisës, për mbulimin shëndetësor universal.

“Do të vijojnë investimet në shëndetësi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, do të ndërtojmë maternitetin e Lezhës, Beratit. Ndërtojmë maternitetin e Lezhës, maternitetin e Beratit, spitalin e Kukësit. Do të ndërtojmë pediatrinë e spitalit të Durrësit. Rehabilitojmë pediatrinë në spitalin e Fierit. Investojmë për rindërtimin e pediatrisë në QSUT. Do të hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Do të investojmë për njësinë e re të transplantit të palcës në QSUT. Nëpërmjet programit të rindërtimit do të ndërtojmë spitalin e Laçit, rehabilitojmë spitalin e Krujës, maternitein “Mbretëresha Geraldinë”, Qendrën e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijeve”,-tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në mbyllje të vitit që lamë pas.

Për vitin 2020 parashikohet një buxhet prej 62 miliardë lekësh, nga të cilat 34 miliardë lekë do të shkojnë për të siguruar shërbimet parësore dhe dytësore shëndetësorë për qytetarët.

SHKARKO APP