125 vajza dhe djem betohen si ushtarë të FA-së
125 vajza dhe djem u betuan si ushtarë të Forcave të Armatosura pasi përfunduan stërvitjen individuale bazë në Bunavi. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur lajmin, pas përfundimit me sukses të stërvitjen individuale bazë në Bunavi, që synoi në zhvillimin e aftësive individuale të kursantëve për kryerjen e detyrave në operacion, si dhe në edukimin tek ata të punës në grup.
Periudha e stërvitjes përbën periudhën e ndërthurjes të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake.
Ajo kulmoi me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara, nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren). Kjo stërvitje kryhet përpara testimit përfundimtar të kursit dhe vlerësimi i saj zë vend të konsiderueshëm në vlerësimin e përgjithshëm të tyre për tu bërë pjesë Forcave të Armatosura.
KOHA JONË SONDAZH

