Gazetari: 3 emrat që Rama i kishte sot në sallë, shumë shpejt në SPAK

Analisti Basir Çollaku parashikon që shumë shpejt 3 deputetë të tjerë do të thirren në SPAK, pasi dosjet e tyre janë prej disa vitesh duke u hetuar. Çollaku tha se prioriteti i SHBA-ve mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

”Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit siç thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh. Do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë.

S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”,-tha Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?