13 anëtarë të familjes Bresa në qiell të hapur
Familja Bresa, me banim në fshatin Buzëmadh të Njësisë Administrative Gryke-Çaj në Kukësit, këtë dimër do ta kalojnë në kushte të vështira pasi iu është shembur shtëpia. 8 nga pjesëtarët e kësaj familje 13 anëtarëshe janë fëmijë.
Aktualisht familja Bresa jeton në një çadër, ndërsa ditët e ftohta po afrojnë dhe jetesa në kushte të tilla është e pamundur.
”Që nga data 14 mars 2018 më është rrënuar shtëpia nga rrëshqitja e tokës dhe shtëpia më ka rënë poshtë. I kam plotësuar të gjitha dokumentat që mi ka kërkuar Bashkia dhe i kam dërguar, por deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigjie. Unë bëhem 13 anëtarë në familje dhe nuk kam se ku të jetoj. Më kanë dhënë një çadër. Si mund të jetoj në çadër. Këtu bjen shi e borë. Jam shumë keq në gjendje ekonomike. Pres ndihmë nga shteti që të verifikojnë se ku jetojmë,ku banojmë”,-thotë Fatri Bresa.
Drejtoria Emergjencave Civile në Bashkinë Kukës, bën të ditur se i gjithë dokumentacioni për rastin në fjalë i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe pritet studimi gjeologjik. Por ende nuk ka një përgjigje se kur do të gjendet një zgjidhje për strehimin e kësaj familjeje.
KOHA JONË SONDAZH

