13 vatra zjarri aktive gjatë 24 orëve të fundit

Vazhon lufta me flakët në vend. Sipas të dhënave të fundit të Emergjencave Civile 13 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në 24 orë e fundit. Sipas emergjencave ka raste te riaktivizimit të vatrave të zjarrit. Shkak për këtë duket se janë bërë rritjet e temperaturave gjatë fundjavës si dhe favorizimi që i bën era përhapjes së flakëve. Sipas Emergjencave civile Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse,60 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Raportit i Emergjencave civile i ditës së dielës:

QARKU LEZHË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qarkun Lezhë, në fshatin Skuraj në Kurbin është rindezu zjarri në një sipërgaqer pyjore me shkurre dhe pisha. shërbimi zjarrëfikës, ndërhyjet nga ajri si dhe banorët e zonës që kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare kanë punuar deri në orët e vona të së shtunës për të vënë nën kontroll flakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

QARKU DIBËR

Ne Dibër, situata problematike është në fshatin Muhurr zjarri shkrumboi një sipërfaqe pyjore me pisha duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit.

QARKU SHKODËR

Në Shkodër, situata problematike mbetet në fshatin Karmë të Pukës. terreni i thyer, era e fortë ka vështërsuar ndërhyjet e shërbimit zjarrëfuikës. si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

QARKU BERAT

Në qarkun Berat, Në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas disa orë punë shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë flakët por u dogjën 2 ha me shkurre, dhe ullinj.

QARKU FIER

Në kurorën e Bashkisë së Lushnjes, 15 forca të ushtrisë, shërbimi zjarrëfikës punoi për të izoluar zjarrin në kurorën e pyjeve pranë këtij institucioni.

QARKU KUKËS

Edhe në fshatrat e Tropojës zjarri ka djegur disa hektarë pyje dhe kullotë.

QARKU ELBASAN

Në Elbasan situata paraqitet problematike në Hotolisht të Librazhdit, në Godoleshë te Elbasanit dhe në Porocan në Gramsh.

QARKU KORÇË

Në fshatin Qina-Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë e zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre dhe kullotë.

QARKU DURRËS

Te “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 4 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?