13 vite në Kryeministri, Engjëll Agaçi jep dorëheqjen. Vilma Guri, shefe e re e kabinetit të Ramës
Pas 13 vitesh, Engjëll Agaçi nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet nëse ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar.
Sot në takimin e kreut të qeverisë me ministrat janë prezantuar tre njerëzit e rinj pranë Ramës. Prezantimi i Elsonida Ramës si sekretare e përgjithshme dhe Vilma Guri si shefe kabineti e kryeministrit.
Elsonida Rama ka punuar edhe më parë në drejtorinë juridike në Kryeministri, me pas ishte drejtoreshë e kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Engjëll Agaçi ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që në mandatin e parë të Ramës, për afro 13 vite.
Kryeministri Rama pak javë që po bën ndryshime të forta në disa institucione varësie te qeverisë, sikurse flitet se mund të ndryshojë edhe qeverinë në pranverë.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 20620

