13-vjeçarja në Fier përjeton tmerr, 3 djem tentojnë ta përdhunojnë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur me një të mitur në qytetin e Fierit. Ajo është marrë me forcë nga tre djem dhe është çuar në një shtëpi ku nuk banonte njëri dhe këta të fundit kanë tentuar ta përdhunojnë. Por sipas bluve të qytetit rajonal, autorët nuk ia kanë arritur qëllimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

Swiss Digital Mobile Reklama

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, tha Policia.

Nuk eshte ende e qarte se si ka mundur te shpetoje e mitura nga duart e 3 te rinjve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?