FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ortekët e borës bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata paraqet rrezik të lartë për kalim, duke detyruar mbylljen totale të qarkullimit për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, rreth km 5.5 të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. Ndërkohë, në afërsi të zonës së rrezikuar, po punohet për largimin e ortekëve të vegjël dhe për zgjerimin e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thotë ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?