13-vjeçarja rrëzohet nga jet-ski, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë 13-vjeçare është plagosur në Ksamil pasi është rrëzuar teksa po lundronte në Ksamil me jet-ski së bashku me vëllain e saj.

Për shkak të plagëve të marra, e mitura me origjinë nga Durrësi dhe me banim në Itali, është transportuar me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

SHKARKO APP