FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

Kisha Katolike Shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare Papa Leonit XIV për të vizituar Shqipërinë. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dom Mark Pashkja tha se deri më tani ende nuk ka një përgjigje konkrete.

Kjo gjë u bë e ditur gjatë konferencës në Shkodër të Kishës Katolike në prezantimin e programit për kremtimet e 130 vjetorit të shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë”, Pajtore e Shqipërisë ku do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme dhe i pranishëm do të jetë një prej kardinalëve më me peshë të Vatikanit.

Për kishën katolike 130-vjetori i Pajtores së Shqipërisë është një moment historik që do të kremtohet në praninë e një sërë personalitetesh të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?