131 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin për sigurinë ushqimore

Në kuadër të sigurisë ushqimore, trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin. Sipas AKU-së, në ditët e fundit janë realizuar 131 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor dhe mbi bazën e denoncimeve.

Mësohet se gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 20 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Po me kërkesë të vetë subjektit, u krye procedura e asgjësimit të 7.13 tonë produkte ushqimore. Inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve, kanë këshilluar 1200 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.

SHKARKO APP