14 bashkitë që do të lëshojnë leje ndërtimi online

Teksa në fillim të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji për dhënien e lejeve të ndërtimit online, jo të gjithë bashkitë kanë të drejtë të japin leje. Shumica e njësive vendore nuk ka të drejtë të japin leje pasi për to ende nuk janë miratuar planet rregulluese.

Aktualisht vetëm 14  njësi kanë plane të përgjithshme vendore të miratuara. Ato janë Bashkitë e Himarës, Lushnjës, Beratit, Kamzës, Tiranës, Fierit, Vorës, Mamurrasit, Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës, Fushë-Krujës, Bulqizës dhe Korçës.

Këto Bashki mund të vijojnë normalisht me shqyrtimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, në përputhje me planet vendore përkatëse, për territoret administrative bashkiake përpara reformës territoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha zonat e tjera të vendit, deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore në proces hartimi, Bashkitë mund të vijojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për të gjitha objektet e parashikuara në Vendimin nr. 1, datë 30.07.2015 të Këshillit Kombëtar të Territorit duke respektuar kufijtë e zonave të urbanizuara të përcaktuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por bashkitë që nuk kanë plane rregulluese mund të lëshojnë leje ndërtimi për objekt me qëllim  investimi publik ose privat, për ngritje rrjetesh shërbimi ose sigurie publike, të rrjetit elektrik, rrjeteve të ujësjellësit, të kanalizimit, të ngrohjes, të telefonisë, internetit, të kanaleve të kullimit apo kanaleve të ujitjes, leje të sinjalistikës rrugore etj, nga operatorë publik/privat që ofrojnë apo synojnë ofrimin e shërbimeve publike/private sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu në bashkitë që nuk kanë plane rregulluese lejohen ndërhyrje me karakter emergjent- objektet që paraqesin rrezik shembje me pasoja për jetën, shëndetin e njerëzve, pasurinë e të tretëve apo që paraqesin dëmtim serioz të konstruksionit dhe funksionit të strukturave ekzistuese.

Gjithashtu lejohen struktura me funksion prodhues, industrialë, përfshirë dhe ato me material porositës, struktura me funksion turistik dhe objekte në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale./Monitor/

Bashkitë të cilat kanë plane rregulluese dhe lëshojnë leje online

Himarë

Lushnjë

Berat

Kamëz

Tiranë

Fier

Vorë

Mamurras

Durrës

Shkodër

Rrogozhinë

Fushë-Krujë

Bulqizë

Korçë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?