14 emigrantë të paligjshëm sirianë në Korçë, në kërkim trafikantët
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare e Migracionit të Muriqanit Shkodër më datë 07.08.2016 në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi , u kapën 14 shtetas të Huaj , Sirianë ( 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur).
Nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë – Korçë .
Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania , ku pasi të mbërrinin në destinacion do paguanin nga 1150 Euro dy shtetasëve që nuk ua dinin gjeneralitetet.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit Sirianë për ti dërguar në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

