14 Maji, deputeti Gogu: PS vijon që të prodhojë energji pune. PD në luftë fronesh

Deputeti i PS-së Toni Gogu, thotë se opozita nuk ka çfarë i ofron shoqërisë shqiptare, ndërkohë që Partia Socialiste sipas tij vazhdon të prodhojë energji pune. Ai theksoi se qytetarët e kanë të thjeshtë të votojnë në zgjedhjet lokale pasi veprat e mazhorancës janë të dukshme.

”Nuk kam parë ende që PS të katandiset në një luftë fronesh. Ka një situatë, e një prej kolegëve tanë të grupit parlamentar, por kjo nuk është situata e PS. PS është ai organizim ku njerëzit vijnë me kontributin e tyre, nuk kemi probleme me forumet, strukturat, kongresi, atëherë do të ishte një situatë partiake.

Në Tiranë, drejtoj politikisht struktura të PS në disa zona, kemi një bilanc punësh. Votuesi e ka sot një zgjedhje, ku përballë tij janë 40 shkolla të bëra në 8 vjet në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Veliaj konkurroi për të qenë kryebashkiak duke thënë se donte të ndërronte historinë, shkollat e 8 viteve më parë nuk krahasohen me ato të sotmet, kemi arritur në 4 milionë vizitorë, ky është fakt. Kjo forcë politike e solli këtë realitet, që Tirana të bëhet me dinjitet një qendër ballkanike europiane’‘.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?