14 Maji, pak risi në listën e PS. Gëzim Topçiu kandidon për herë të shtatë

Gati 1/4 e listës së kandidatëve për kryebashkiakë me të cilët Partia Socialiste do të paraqitet para shqiptarëve më 14 Maj është e përbërë nga emra të rinj. Në raundin final të diskutimeve në kryesi, selia rozë zgjodhi t’u besojë 45 kryetarëve aktualë duke sjellë risi në vetëm 16 bashki të tjera.

Në listën e kandidatëve për kryebashkiak, socialistët kanë edhe dy deputetë të cilët do të duhet të lënë mandatet për të garuar më 14 Maji. Bëhet fjalë për Benet Becin në Shkodër dhe Besjan Ajazin në Gramsh.

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu do të garojë për një mandate të 7-të. Ai ka qenë zgjedhur për herë të parë në vitin 2000.

Një tjetër emër që pason Topçiun drejt rekordeve është Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Zotkaj drejton Bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe kërkon tashmë të marrë një mandate të gjashtë.

Jo pak mandate në krye të Tepelenës ka Tërmet Peçi, i cili për herë të parë u zgjodh kryebashkiak në 2011.

SHKARKO APP