14 Maji, Rama konfirmon Ervin Demon në Berat
Zgjedhjet lokale të 14 Majit po afrohen. PD-ja e Sali Berishës i ka kandidatët prej kohësh, kurse PS-ja ende nuk i ka konfirmuar 61 kandidatët.
Por Ervin Demo do të jetë sërish kandidati i Partisë Socialiste për drejtimin e Beratit dhe për 4 vitet e ardhshme. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, është konfirmuar besimi i kreut të socialistëve për Demon dhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë.
Po ashtu Demo ka marrë afirmimin e Ramës në mbledhjen e djeshme të drejtuesve të qarqeve. Ai gjatë viteve 2012-2016 Demo ka qenë Zv. Dekan i Universitetit të Tiranës dhe në periudhën 2017-2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.