14 shkurti, metereologët parashikojnë mot romantik dhe më pak reshje shiu

Mimozat që lajmërojnë ardhjen e pranverës, kanë çelur nëpër gjithë qytetin. Java nis me Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentinin. E metereologët parashikojnë një mot romantik, të ngrohtë dhe më pak reshje shiu.

“E hëna nis me kthjellime dhe shira herë pas here. Çadra duhet me vete, megjithëse intervalet pa shi janë të gjata. Reshje të pakta bore do të ketë në zonat e thella malore”.

Temperaturat gjatë javës që vjen do të shkojnë deri në 17 gradë celcius, duke e bërë javën, të duket një pranverë e parakohshme.

SHKARKO APP