14 shoferë të arrestuar dhe mbi 10 mijë gjoba të vendosura në një javë në Tiranë

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 14 shoferë dhe janë vënë 10,394 masa administrative.

Arrestimet u bënë si pasojë e:

– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.

Janë bllokuar 19 automjete për:

– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?