14 shtator 1998: Ja si sulmohej kryeministria

Si sot 14 shtator 1998 Godina e kryeministrit sulmohet nga mbështetës të ish presidentit të asaj kohe Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano.

Në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa turma i vërsulet Kryeministrisë, Berisha kthehet në seli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pKNTWm_RNfY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?