14-vjeç partizane, komunistja që doli kundër Hoxhës
Në moshën 92-vjeçare, u nda nga jeta Liri Belishova, ish-anëtare e Byrosë Politike dhe Sekretare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Ajo ishte e vetmja ndër liderët e regjimit komunist, që doli kundër Enver Hoxhës dhe kërkoi ndjesë për krimet e diktaturës. “Kam qenë pa mbushur 14-vjeçe, kur shkova në mal partizane”,deklaronte Belishova.
Çfarë ndodhi me Enver Hoxhën?
“Liri Belishova nuk po mbante qëndrimin e duhur revolucionar të PPSH”,-deklaronin kolegët e saj komunistë në atë kohë.
Belishova ka qenë ndër të vetmet komuniste që ka kërkuar falje për bashkëpunimin me diktatorin Enver Hoxha dhe ka rrëfyer shumë nga krimet që kanë ndodhur në periudhën e luftës dhe pas saj.
Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim.
KOHA JONË SONDAZH

