14-vjeç u bë nuse, drejtoresha e shkollës: S’kishim dijeni për 35-vjeçarin

Opinoni publik është tronditur nga nusja 14-vjeçare. Drejtoresha e shkollës ku studionte vajza e mitur që u martua me një 35-vjeçar në Divjakë, thotë se as mësuesja kujdestare dhe as psikologia nuk ishin në dijeni për lidhjen. Ajo tregon edhe se vajza u largua nga shkolla më 15 mars, gjatë pushimit të gjatë, dhe kanë njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore.

”Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023. Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare. Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35-vjeçarin. U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore. Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuentim të rregullt në shkollë. Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjeçar për shkak të moshës”.

Sipas prindërve të 34-vjeçarit, e mitura ka jetuar në shtëpinë e tyre që prej 15 marsit të vitit 2023 dhe pas disa muajsh kanë bërë edhe dasmë.

SHKARKO APP