14-vjeçarja nga Fieri padit babain për abuzim seksual
Një tjetër rast i abuzimit seksual trondit opoinion publik, i cili është shënuar në Fier. Ka qenë 14 vjecarja që ka denoncuar babain e saj 45-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit.
Në kallëzimin e saj në polici, vajza minorene thotë se babai i saj 45 vjeç, e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, Policia e Fierit është vënë në lëvizje për arrestimin e tij, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit me akuzat e “dhunë në familje” dhe “veprime të turpshme”.
KOHA JONË SONDAZH

