14-vjeçarja nga Kruja mes lotëve: Ndihmë, kam thyer këmbën
“Jam Jetmira Murati nga Kruja. Jam 14 vjeç përbehem nga 4 pjesëtar të familjes. Të gjithë të pa punë, tërmeti më ka dëmtuar shtëpinë, tani na doli edhe Covid-19 dhe jemi izoluar prej një muaji pa asnjë të ardhur vetëm 40 mijë lekë të vjetra në muaj”. Ajo jeton në fshatin Nojë. Ky fshat është disa kilometra në të dalë të Krujës, rrugës për në Qafë Shtamë dhe shtëpia e Jetmirës ndodhet në të majtë të kësaj rruge.
E pyesim se për çfarë ajo ka nevojë konkretisht?
Nevojë kam për mësimet për një shtëpi në qytet sepse këtu nuk kam asnjë lloj të ardhme. Bashkia na ka ndihmuar ndo pak, por prapë nuk ia arrij për mësimet.
Këto ditë si i keni bërë mësimet?
Unë deri më tani nuk kam marrë asnjë lloj mësimi që prej thyerjes së këmbës tre muaj më parë. Më merr drejtori në telefon më jep ndonjë temë të mësimit se online nuk arrij dot ti kap.
Lotët e Jetmirës na bëjnë ta ndërpresim intervistën. Këto lot janë apeli më i fortë që del nga zemra e kësaj 14 vjeçare në nevojë. Nëna e saj Vojsava qëndron në anën tjetër të shtëpisë mbi një minder dhe na tregon për mundin e saj në rritjen e fëmijëve jetim pasi bashkëshorti u nda nga jeta 13 vite më parë.
Çfarë të ardhurash vinë në familjen tuaj? Me çfarë i mbani fëmijët jetim?
47 mijë lekë të vjetra asistencë dhe 40 mijë lekë të vjetra pension që e merr Jetmira. Kur dalin lulet e verës dalim e mbledhim ato. Nuk dalin as për ilaçe. /TCH/