FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoku i Mirit futet suprizë në Big Brother, Selin me thumb: Tenxherja-kapakun

Sfida e mosreagimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania solli një moment të veçantë sot (e enjte), pas hyrjes së papritur të Landit nga “West Side Family”. Hyrja e tij nuk kaloi pa bujë e pa marrë vëmendje nga konkurrentët, por as edhe nga jashtë.

Menjëherë sapo hyri, Landi iu drejtua Mirit për t’i dhënë mbështetje maksimale dhe i la një porosi të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fortë”.

Ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë. Landi iu kthye Selinës me një tjetër batutë të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie”. Natyrisht, Selin nuk mbeti pa përgjigje. Ajo u dëgjua duke thënë: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun”, duke nënkuptuar se të dy djemtë janë të njëjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?