14-vjeçarja pre e prostitucionit
Alma Çuka, denoncoi në emisionin ”Me zemër të Hapur”, largimin e vajzës 14-vjeçare nga banesa. Ajo denoncoi personat që dyshonte se i kishin marrë të bijën por edhe reagimin negativ të policisë ndaj saj. Sipas të ëmës, largimi i vajzës nga banesa ishte për qëllime shfrytëzimi, pasi një grup kriminelësh prej kohësh kishin bërë të tilla tentativa. Pas transmetimit të rastit vajza është kthyer në banesë, ndërsa nëna e saj ka treguar sgjendjen e së bijës.
”Ishte ora 14:00 e ditës së shtunë. Isha në punë turn i dytë atë ditë. Kur hapa derën e gjeta vajzën aty. Mu mbushën sytë me lot, u trondita dhe njëkohësisht u gëzova se thashë të paktën pas emisionit falë emisionit vajza u rikthye në shtëpi. I thashë vajzës futu brenda biri se do iki në punë, më tha mirë mami. Dola në krye të rrugës dhe lajmërova policinë iu tregova që vajza është rikthyer. U ktheva dhe nga puna nuk shkova. Pas nja 5 minutash më vjen policia, e shoqëroi vajzën bashkë me mua në polici. Nuk e pyeta asgjë vajzën. Mu duk shumë e zverdhur, e tronditur. Mua më mjaftonte që ishte aty”, tregoi e ëma pa i mbajtur dot lotët.
Ajo ngriti gishtin e akuzës ndaj të njëjtët persona që kishte përmendur edhe më parë në emision. ”Vajza është lidhur me këta persona me anë të një shoqeje që unë e kam përmendur. Ajo është komplet strumbullari. Policia ka mbajtur 2-3 persona nga këta me të cilët është shoqëruar vajza, të tjerët janë të lirë”, tregoi ajo.
KOHA JONË SONDAZH

