FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, udhëheq Lionel Messi

Revista prestigjioze angleze FourFourTwo ka publikuar versionin e përditësuar të renditjes së 100 futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një klasifikim që ndez debatin mes tifozëve dhe ekspertëve në mbarë botën.

Në krye të listës qëndron Lionel Messi, i konsideruar si lojtari më i madh në historinë e futbollit. Argjentinasi lë pas dy legjenda absolute si Pelé dhe Diego Armando Maradona, të cilët plotësojnë podiumin. Cristiano Ronaldo renditet në vendin e katërt, jashtë tre më të mirëve, por sërish mes emrave më të mëdhenj të epokës moderne.

Portieri më i lartë në klasifikim është legjendari sovjetik Lev Yashin, i renditur në vendin e 22-të, duke konfirmuar statusin e tij unik në historinë e futbollit botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Top 10 i FourFourTwo

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Lionel Messi
  2. Pelé
  3. Diego Maradona
  4. Cristiano Ronaldo
  5. Johan Cruyff
  6. Zinedine Zidane
  7. Franz Beckenbauer
  8. Alfredo Di Stéfano
  9. Ronaldo Nazário
  10. George Best

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?