143 shkolla të reja brenda 2021, Rama: Godina me standarde Europiane

143 shkolla të reja do të jenë gati brenda vitit 2021.  Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar disa foto të projektit të shkollës së re 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Krujë, duke theksuar se kjo godinë do të jetë me të njëjtat standarte si të një shkolle në Tiranë.

“26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët në Derven të Krujës, por në 26 nëntorin që po vjen, shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti i ri “Kastrioti” do të hapin dyert më ta, shumë më të bukur e mikpritës, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet kudo në qytetet e Europës. 143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që Duam”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?